Ndërlidhjet

Ndërpritet gjykimi kundër top-prijësve të Vëllazërisë Myslimane


Egjipt - Anëtarët e Vëllazërisë Myslimane gjatë gjykimit në Kajro, 11 dhjetor, 2013
Egjipt - Anëtarët e Vëllazërisë Myslimane gjatë gjykimit në Kajro, 11 dhjetor, 2013
Një gjykatës egjiptian ka ndërprerë sot gjykimin kundër prijësve të Vëllazërisë Myslimane, për shkak se të njëjtit kishte brohoritur sllogane në seancë, dhe kishin refuzuar të bashkëpunojnë me gjykatën.

Gjyqtari Mustafa Salama tha se rasti kundër top-liderit të Vëllazërisë, Mohamed Badie dhe të dyshuarve të tjerë, të akuzuar për nxitje të vrasjes së protestuesve, do të transferohet në Gjykatën e Apelit në Kajro.

Gjatë seancës, Badie i ka shtyrë të akuzuarit e tjerë që të këndojnë kundër qeverisë që përkrahet nga ushtria, duke brohoritur “Poshtë regjimi ushtarak”.

Kjo është hera e dytë që ndërpritet gjykimi i tyre.

Në nëntor, një panel tjetër gjykues ishte tërhequr nga rasti, pas seancës dëgjimore ku të pandehurit kishin refuzuar të merrnin pjesë.

Akuzat kundër të dyshuarve, i ndërlidh ata me protestën anti-vëllazërisë në afërsi të shtabit të Kajros më 30 qershor, në të cilat u vranë nëntë njerëz kurse u plagosën 91 të tjerë.
XS
SM
MD
LG