Ndërlidhjet

Pakistan - Vritet pemëshitësi, pasi mallin e mbështolli me Kuran


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë nga Pakistani bëjnë të ditur se një turmë e njerëzve të mllefosur kanë vrarë një njeri dhe kanë plagosur tre të tjerë në qytetin jug-perëndimor të Quetta-s, për shkak të përdhosjes së Kuranit.

Guvernatori i krahinës Balochistan Asad Gilani thotë se dhuna shpërtheu të mërkurën në një treg të gjelbërt, pasi një person gjeti disa perime të mbështjella me fletë të librit të shenjt të myslimanëve.

Turma brohoriste se këto perime kishin ardhur nga Irani, dhe për këtë arsye për pak kohë ky incident rezultoi në protesta masive.

Policia po heton rastin, ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar ende.
XS
SM
MD
LG