Ndërlidhjet

Yanukovych fton opozitën për kompromis


Ukrainë - Protestuesit pro-evropian përballen me policinë para ndërtesës së qeverisë në Kiev, 10 dhjetor, 2013
Ukrainë - Protestuesit pro-evropian përballen me policinë para ndërtesës së qeverisë në Kiev, 10 dhjetor, 2013
Presidenti ukrainas Viktor Yanukovych thotë se ka ftuar të gjitha partitë politike, përfshirë edhe ato opozitare, që të gjendet një kompromis për të nxjerr vendin nga kriza politike.

Në një deklaratë që postoi në portalin e presidencës të mërkurën, ai i ka bërë thirrje opozitës “që të mos zgjedh rrugën e konfrontimit dhe ultimatumeve”.

Yanukovych është takuar të enjten me zyrtarë të lartë amerikan dhe evropian.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine ashton tha se Yanukovych ka premtuar se do të ndërmerr hapat e nevojshme për zgjidhjen e krizë në shtet, brenda 24 orëve të ardhshme.

Me herët gjatë ditës, asistentja e sekretarit amerikan të shtetit Victoria Nuland i tha Yanukovych se aksionet e policisë kundër protestuesve, janë absolutisht të palejueshme në një shoqëri demokratike.

Në ndërkohë, protestuesit në Sheshin e Pavarësisë të Kievit po rikthejnë barrikadat e demoluara gjatë natës nga policia.

Dhjetëra demonstrues dhe policë janë lënduar gjatë operacionit të forcave të rendit për t’i larguar protestuesit nga holli i kuvendit komunal.
XS
SM
MD
LG