Ndërlidhjet

Ka vdekur një pjesëtar i forcave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë, bënë të ditur zyra e informimit e këtij misioni në Prishtinë.

Sipas një komunikate për shtyp, thuhet se ushtari i KFOR-it “është gjetur nga shokët në gjendje të rëndë në dhomën e tij”.

“Ai menjëherë është transferuar në spitalin civil në Prishtinë ku përkundër përpjekjeve të personelit shëndetësor, më vonë ka vdekur”, thuhet në njoftimin e dërguar të mërkurën pas darke.

Në këtë njoftim të forcave paqeruajtëse, nuk shpjegohet natyra e lëndimit të ushtarit të ndjerë, dhe as se çfarë rrethana shkaktuan lëndimin e tij, përveç se “hetimi në lidhje me rastin është duke u zhvilluar”.

Javën e shkuar një makinë e KFOR-it, duke qarkulluar në veri të Kosovës, kishte humbur drejtimin për të rënë në lumin Ibër.

Si pasojë, një ushtar ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar.
XS
SM
MD
LG