Ndërlidhjet

Opozita ukrainase refuzon bisedimet, SHBA-ja kërcënon


Ukrainë - Euromejdani në Kiev, 12 Dhjetor, 2013

Ukrainë - Euromejdani në Kiev, 12 Dhjetor, 2013

Liderët opozitarë ukrainas kanë refuzuar ofertën e presidentit Viktor Yanukovych, për bisedime, duke thënë se insistojnë në dorëheqjen e qeverisë.

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në qendër të Kievit, përfshirë edhe Kuvendin Komunal, pasi policia u tërhoq dje pas një dështimi për të liruar rrugët nga demonstruesit.

Ndërkaq, në Uashington, Pentagoni njoftoi se ministri ukrainas i Mbrojtjes, Pavlo Lebedev, ka biseduar me telefon me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel, të cilit i ka thënë se qeveria e Yanukovychit nuk do t'i përdorë armët kundër demonstruesve.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë e sanksioneve të mundshme kundër qeverisë ukrainase.

Zëvendëskryeministri Serhiy Arbuzov pritet të takohet sot me komisionarin evropian për Zgjerim, Stefan Fuele, në Bruksel, për të diskutuar Marrëveshjen e Stabilizim - Asocimit me Bashkimin Evropian.

Qeveria në Ukrainë refuzoi të nënshkruajë këtë pakt muajin e shkuar, ndërsa iu kthye rrugës së përafrimit me Rusinë, e cila gjë shkaktoi protesta masive.
XS
SM
MD
LG