Ndërlidhjet

Mediat u shkruajnë kryengritësve në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Trembëdhjetë organizatat kryesore mediale i kanë bërë thirrje opozitës së armatosur në Siri, që të ndalojë së kidnapuari gazetarët.

Këto organizata thonë se mbi 30 gazetarë po mbahen peng në Siri.

Në një letër dërguar Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë (FSA) dhe grupeve të tjera të armatosura, mediat thonë se rrëmbimi i gazetarëve po i shtyn këto organizata që të “jenë të kufizuara në mbulimin e luftës”.

Letra nënvizon se kërcënimi për rrëmbim i gazetarëve, sikur atyre ndërkombëtarë, po ashtu edhe atyre lokalë, do ta bëjë “edhe më të vështirë për botën që të mësojë se çfarë po ndodh brenda në Siri”.

Mediat u kanë bërë thirrje liderëve që të ndërmarrin hapa për të siguruar lirimin e gazetarëve të rrëmbyer.

Nënshkruesit e kësaj letre përfshijnë mediat New York Times, Washington Post, BBC, Guardian dhe Associated Press.
XS
SM
MD
LG