Ndërlidhjet

Protestuesit hyjnë në ndërtesën e qeverisë në Tajlandë


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetëra protestues kanë kaluar të enjten mbi rrethojat dhe kanë hyrë në brendi të oborrit të qeverisë së Tajlajdës, e cila po ruhet nga qindra policë.

Protestuesit anti-qeveritar më pas edhe kanë rrëzuar rrethojat, mirëpo janë larguar nga perimetri i brendshëm.

Qindra policë të paarmatosur janë duke mbrojtur edhe më tutje këtë godinë nga protestuesit, të cilët kanë rrethuar qeverinë që nga e hëna, duke i kërkuar ekzekutivit që të liroj hapësirat.

Për shkak të presionit të vazhdueshëm, dhe krizës së thelluar politike në vend, kryeministrja Yingluck Shinavatra caktoi ditë më parë 2 shkurtin si datë të zgjedhjeve në Tajlandë.

Mirëpo, ky vendim ende nuk ka qetësuar forcat opozitare, të cilat vazhdojnë të marshojnë rrugëve.
XS
SM
MD
LG