Ndërlidhjet

Australia anulon martesat e homoseksualëve


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata e Lartë e Australisë ka shfuqizuar ligjin për martesa të barazisë i cili është aprovuar nga parlamenti krahinor i Canberra-s, si dhe ka anuluar të 27 martesat e gjinisë së njëjtë, të cilat u realizuan gjashtë ditë pasi ky legjislacion hyri në fuqi.

Qeveria federale ka fituar sfidën e saj në Gjykatën e Lartë, bazuar në faktet se legjislacioni i Territoreve Australiane “nuk mund të vihet në konkurrencë me aktin federal 1961 për martesat” i cili “nuk ofron momentalisht bazë ose njohje të martesave të çifteve të gjinisë së njëjtë”.

Vendimi ishte i pritur, pasi kushtetua thotë se ligjet federale mbizotërojnë mbi ato shtetërore ose të nivelin të territoreve.

Në vitin 1996, parlamenti federal australian ka zhbërë një ligj që miratoi krahina e Territoreve Veriore, e cila lejonte ndihmën në vetëvrasje, që ishte precedani i parë ligjor në botë.
XS
SM
MD
LG