Ndërlidhjet

Shpërthimi në Kabul ishte aksident, e jo sulm militant


Afganistan - Forcat afgane të sigurisë në gjendje gatishmërie, pas shpërthimit aksidental në një depo të mjeteve të pashpërthyera në Kabul, 12 dhjetor, 2013
Afganistan - Forcat afgane të sigurisë në gjendje gatishmërie, pas shpërthimit aksidental në një depo të mjeteve të pashpërthyera në Kabul, 12 dhjetor, 2013
Zyrtarët afganë thonë se një shpërthim i fuqishëm që tronditi Kabulin, të enjten në mëngjes, ishte pasojë e një aksidenti në depon e armëve dhe jo një sulm militant.

Asnjë person nuk është raportuar të jetë lënduar nga ky shpërthim që ndodhi në magazinë.

Shefi i policisë në Kabul i tha korrespondentit të Radios Evropa e Lirë, se një mortajë është detonuar aksidentalisht dhe ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm, që ndodhi në afërsi të Ambasadës amerikane dhe Shtabit të përgjithshëm të misionit të NATO-s në Afganistan (ISAF).

Drejtorati i Sigurisë Kombëtare në Afganistan tha se shpërthimi është shkaktuar nga një lidhje e shkurtër elektrike dhe ka dëmtuar një pjesë të ndërtesës.

Detonimi ishte aq i madh, sa që ka aktivizuar alarmin e emergjencës në qytet.
XS
SM
MD
LG