Ndërlidhjet

Gazetarët i shkruajnë opozitës siriane


Gazetari i agjencisë së lajmeve AFP, Sammy Ketz, në qytetin Maalula, 18 shtator 2013
Gazetari i agjencisë së lajmeve AFP, Sammy Ketz, në qytetin Maalula, 18 shtator 2013
Trembëdhjetë organizata kryesore mediale në botë i kanë bërë thirrje opozitës së armatosur në Siri të ndalet së rrëmbyeri gazetarë.

Sipas këtyre organizatave, mbi 30 gazetarë po mbahen peng në Siri.

Në një letër dërguar Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë (FSA) dhe grupeve të tjera të armatosura të rreshtuara në kuadër të forcave opozitare, mediat thonë se rrëmbimi i gazetarëve po i shtyn këto organizata që të “jenë të kufizuara në mbulimin e luftës”.

Letra nënvizon se kërcënimi për rrëmbimin e gazetarëve, sikur atyre ndërkombëtarë, po ashtu edhe atyre vendës lokal, e bën “edhe më të vështirë për botën që të mësojë se çfarë po ndodh brenda në Siri”.

Mediat u kanë bërë thirrje liderëve që të ndërmarrin hapa për të siguruar lirimin e gazetarëve të rrëmbyer.

Nënshkruesit e kësaj letre janë edhe të përditshmet botërore New York Times, Washington Post, The Guardian, rrjeti botëror televiziv BBC dhe agjencia amerikane e lajmeve Associated Press. (f.a).
XS
SM
MD
LG