Ndërlidhjet

Supremja ruse kërkon rishikim të rastit “Pussy Riot”


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Supreme e Rusisë ka urdhëruar rishikimin e rastit të dënimit të dy anëtareve të grupit feminist Pussy Riot, të cilat u dënuan me burg nga një gjykatë moskovite.

Kjo thirrje vjen tre muaj para se Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova të përfundojnë burgun.

Ky çift po vuan dënimin prej dy vjetësh në kolonitë ruse, pasi u gjetën fajtore për “huliganizëm të motivuar me urrejtje fetare” pasi që interpretuan gjatë një proteste anti-Kremlin në katedralen e Krishtit Shpëtimtarit në Moskë, në vitin 2012.

Supremja ruse tha në vendimin e saj që postoi në portalin zyrtar, se gjykata e Moskës “nuk ka dhënë asnjë dëshmi në verdiktin e saj, se Tolokonnikova dhe Alyokhina ishin të motivuara nga urrejtja kundër cilitdo grup shoqëror”.

Në vendimin e saj Gjykata Supreme e Rusisë po ashtu nënvizon se statusi i të akuzuarve, si nëna të fëmijëve të vegjël, është injoruar nga gjykata moskovite.
XS
SM
MD
LG