Ndërlidhjet

Afrikë e Jugut: “Përkthyesi” misterioz vuan nga skizofrenia


Ilustrim
Ilustrim
Personi i cili akuzohet për interpretim të rrejshëm të gjuhës së shenjave gjatë shërbimit memorial për Nelson Mandelan të martën, thotë se vuan nga skizofrenia dhe se kishtë pasur halucinacione dhe dëgjonte zëra gjatë kësaj ngjarjeje.

Thamsanqa Jantjie ka kërkuar falje përmes medieve vendore për veprimet e tij, dhe ka thënë se është munduar që ta kontrolloj veten atë ditë.

“Kjo është situata në të cilën isha unë”, ka thënë ai.

Incidenti ka shkaktuar zemërim tek komuniteti i të shurdhërve.

Jantjie pandeh se ka kualifikim profesional si përkthyes në gjuhën e shenjave.

Qeveria e Afrikës së Jugut ka thënë se ende po heton këtë rast.

Shërbimi memorial për ikonën anti-aparteid jugo-afrikane ishte një prej mbledhjeve më të mëdha dhe më prominente të burrështetasve botëror, për gjenerata të tëra.
XS
SM
MD
LG