Ndërlidhjet

Putin: Rusia nuk aspiron të jetë superfuqi, por ka superioritet ushtarak


Moskë - Presidenti i Federatës Ruse, Vlladimir Putin, duke shkuar për në foltore për të dhënë fjalimin e tij vjetor, 12 dhjetor, 2013
Moskë - Presidenti i Federatës Ruse, Vlladimir Putin, duke shkuar për në foltore për të dhënë fjalimin e tij vjetor, 12 dhjetor, 2013
Presidenti rus Vlladimir Putin ka shfrytëzuar fjalimin e tij vjetor për të adresuar çështjet nga Irani dhe Ukraina, e deri tek ajo që e quajti ai si ekspanzionizëm amerikan karshi superioritetit ushtarak rus.

AI tha se një vendim final për zgjidhjen e problemit të dyshuar bërthamor të Iranit duhet t’i garantoj Teheranit të drejtën e pamohueshme për të zhvilluar një program paqësor bërthamor për energjinë, si dhe për të garantuar sigurinë për shtetet e rajonit, përfshirë Izraelin.

Putin po ashtu ka thënë në fjalimin e tij se ai nuk do të lejoj askend që të arrij superioritet më të madh ushtarak mbi Rusinë, duke thënë se Moska “do t’i përgjigjet çdo sfide”.

Presidenti rus ka kritikuar edhe mburojen raketore evropiane e cila po ndërtohet nga perëndimi “si mbrojtëse, por vetëm emrin e ka të tillë”.

Për Ukrainën, Putin tha se shpreson që Kievi do të gjej zgjidhje politike, dhe se ky shtet vet duhet të zgjedh nëse dëshiron apo jo t’i bashkohet Unionit Doganor rus.

Indirekt, ai ka kritikuar është Shtetet e Bashkaura, duke thënë se Rusia nuk aspiron që të jetë superfuqi, apo t’i mësoj të tjerët se si të jetojnë.
XS
SM
MD
LG