Ndërlidhjet

Jahjaga: Esktremizmi nuk zë vend në Kosovë


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha sot se Kosova duhet të ruajë karakterin e saj laik dhe bëri thirrje që qytetarët të mos përfshihen në luftëra të tjera kudo në botë, qoftë për ideologji apo të mira materiale.

Në fjalimin e saj vjetor në parlament, presidentja tha se shteti nuk duhet të lejojë përfshirjen e të rinjve në luftërat jashtë vendit, si pjesë “të grupeve radikale e ekstremiste, synimet e të cilave nuk kanë asgjë të përbashkët me qëllimin e botës demokratike dhe për të vendosur të drejtat universale të njeriut në vendet që aspirojnë lirinë e demokracinë dhe që luftojnë kundër diktaturave”.

“Të jemi të qartë: asnjë lloj ekstremizmi nuk do të mund të zërë vend të sigurt në Kosovë, sepse Kosova nuk do të bëhet as strehimore e as eksportuese e një fenomeni të tillë”, tha Jahjaga.
XS
SM
MD
LG