Ndërlidhjet

Paraburgim për 5 të dyshuar për kontrabandë me emigrantë


EULEX

EULEX

Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Kosovës, një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për pesë persona të dyshuar për krim të organizuar dhe kontrabandë me emigrantë.

Sipas njoftimit nga EULEX-i, operacionet për arrestime dhe bastisje janë kryer më 10 dhjetor në rajonet e Skenderajt dhe Rahovecit.

“Ky ka qenë kulminacioni i hetimeve shtatëmujore lidhur me kontrabandën me emigrantë nga Kosova për në Hungari dhe pastaj më tutje në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG