Ndërlidhjet

Ashton: Yanukovych do të nënshkruajë marrëveshjen


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, i ka thënë asaj se ai e ka ndërmend të nënshkruajë një marrëveshje të rëndësishme tregtare dhe bashkëpunimi me BE-në.

Refuzimi i Yanukovychit për të nënshkruar marrëveshjen muajin e kaluar, ka shkaktuar protesta masvie pro-evropiane në Ukrainë.

Ashton, duke folur sot në Bruksel, ka thënë se shqetësimet ekonomike, të përmendura nga Yanukovych, mund të lehtësohen me nënshkrimin e marrëveshjes së asociimit, e cila do të sjellë investime të reja.

Në një tjetër zhvillim, udhëheqësit opozitarë të Ukrainës kanë refuzuar ofertën e Yanukovychit për bisedime dhe kanë insistuar në dorëheqjen e qeverisë.
XS
SM
MD
LG