Ndërlidhjet

Irani liron “pengjet” sllovake


Iran
Iran
Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raporton se Teherani ka liruar dy parashutistët e fundit sllovakë, nga tetë sish që janë arrestuar në muajin maj, nën akuzat për spiunim.

IRNA ka thënë se “dy shtetasit e arrestuar për shkelje të ligjeve të Republikës Islamike të Iranit janë liruar dhe janë dorëzuar tek ambasada e tyre”.

Gjashtë sllovakët e tjerë janë liruar në muajin shtator.

Ata kanë mohuar se kanë qenë të përfshirë në spiunim.

Sllovakët janë arrestuar në muajin maj pasi kanë fluturuar mbi Isfahan, vendin ku Irani ka objekte bërthamore.

Ata kanë thënë se kanë filmuar fluturimin vetëm për të dokumentuar aventurën e tyre.
XS
SM
MD
LG