Ndërlidhjet

Kerry sërish në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, arrin sot në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të siguruar një marrëveshje të paqes midis Izraelit dhe palestinezëve.

Ky është udhëtimi i nëntë i tij këtë vit në Izrael dhe Bregun Perëndimor.

Ai do të takojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe udhëheqësin palestinez, Mahmud Abbas.

Të hënën në Uashington, Kerry ka takuar kryenegociatoren izraelite, Tzipi Livni, dhe homologun e saj palestinez, Saeb Erakat.

Pas qëndrimit dyditor në Lindje të Mesme, Kerry do të udhëtojë drejt Vietnamit dhe Filipineve.
XS
SM
MD
LG