Ndërlidhjet

Sllovenia mund të menaxhojë vetë krizën e bankave


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka thënë se Sllovenia është në gjendje të zgjidhë vetë problemin e saj me bankat dhe se nuk ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare.

Komisionari për Çështje Ekonomike i BE-së, Oli Rehn, ka thënë se situata në Slloveni është “ende e menaxhueshme”.

Shefi i Bankës Qendrore të Sllovenisë, Bostjan Jazbec, ka thënë sot se tetë bankat më të mëdha të Sllovenisë kanë 4.8 miliardë euro mungesë në nivelin e kapitalit të sigurt.

Sipas tij, Sllovenia do të injektojë 3.012 miliardë euro në tri banka shtetërore dhe do të transferojë kreditë e tyre jofunksionale në një fond të udhëhequr nga shteti.

Pesë bankat e mbetura do të kenë kohë deri në korrik për përmirësuar bazat e tyre të kapitalit.
XS
SM
MD
LG