Ndërlidhjet

Mijëra njerëz i bëjnë homazhe Mandelës


Ilustrim
Ilustrim
Për të dytën ditë me radhë, mijëra njerëz kanë kaluar pranë arkivolit të ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, në Pretoria.

Qeveria ka thënë se 14,000 njerëz kanë parë trupin e tij të mërkurën.

Mandela ka vdekur më 5 dhjetor në moshën 95-vjeçare, ndërsa do të varroset të dielën në fshatin Kunu, ku edhe ka kaluar fëmijërinë.

Dhjetëra burrështetas do të marrin pjesë në varrimin e udhëheqësit kundër aparteidit.
XS
SM
MD
LG