Ndërlidhjet

Në Pakistan nis fushata anti-poliomelit


Ilustrim
Ilustrim
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur fushatën treditore për çrrënjosjen e poliomelitetit në zonat fisnore të Pakistanit.

Rreth 727,000 fëmijë, nën moshën 5-vjeçare, pritet të marrin terapinë adekuate.

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se ekipet e vaksinimit nuk do të vizitojnë disa zona të Vaziristanit Verior dhe Jugor për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Fushata ndodh disa ditë pasi kleriku kryesor në veriperëndim të Pakistanit, i cili ka lidhje me talibanët, ka deklaruar se fushata kundër poliomelitit është e ligjshme dhe islame.

Pakistani është njëri nga vetëm tre vendet në botë, ku poliomeliti vazhdon të jetë endemik.
XS
SM
MD
LG