Ndërlidhjet

Gjermania pret marrëveshje për gjyqësorin midis Kosovës e Serbisë


Peter Beyer

Peter Beyer

Gjermania pret që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje për gjyqësorin, i cili është kushti i fundit për caktimin e datës së bisedimeve midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian, ka thënë Peter Beyer, deputet në Bundestagun gjerman.

“Çështja më e madhe, e cila është ende e hapur sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, është gjyësori. Nga të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina, presim zgjidhje të premten. Siç e dini, kjo do të ndikojë në vendimin që do të marrim në Samitin e shafave të shteteve dhe qeverive më 20 dhjetor, kur vendoset për datën konkrete të hapjes së negociatave të Serbisë me BE-në”, ka thënë Beyer në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Të premten, kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të zhvillojnë një rreth të ri bisedimesh në Bruksel.

Beyer ka qëndruar sot në Beograd ku ka takuar zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.
XS
SM
MD
LG