Ndërlidhjet

Karzai nis vizitën në Indi


Presidenti afgan, Hamid Karzai.
Presidenti afgan, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka nisur vizitën katërditore në Indi.

Ai pritet të kërkojë mbështetje nga Nju Delhi, pas tërheqjes së forcave të huaja nga Afganistani, vitin e ardhshëm.

Mediat në Indi raportojnë se Karzai do të kërkojë ndihmë ushtarake.

Presidenti afgan do të takojë kryeministrin indian, Manmohan Singh, ministrin e Jashtëm, Salman Khurshid, dhe zyrtarët të tjerë.

Karzai po bën përpjekje të forcojë lidhjet e Afganistanit me shtetet fqinje në prag të reduktimit të trupave të huaja në fund të vitit 2014.

Ai ka vizituar Iranin javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG