Ndërlidhjet

logo-print

Dy ushtarë të vrarë pranë kufirit Pakistan-Afganistan


Pakistan

Pakistan

Së paku dy ushtarë pakistanezë janë vrarë, kur konvoji i tyre ka hasur në një bombë në anë të rrugës, pranë kufirit me Afganistanin.

Shpërthimi ka ndodhur në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior dhe ka plagosur edhe shtatë ushtarë të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë askush, por autoritetet kanë fajësuar talibanët pakistanezë për sulme të ngjashme.

Vaziristani Verior është një nga strehat kryesore të talibanëve.
XS
SM
MD
LG