Ndërlidhjet

Avokati i mjekut që ndihmoi CIA-n, lë Pakistanin


Samiullah Afridi
Samiullah Afridi
Samiullah Afridi, avokat i mjekut që ka ndihmuar CIA-n për gjetjen e udhëheqësit të Al-Kaidës, Osama bin Laden, është larguar nga Pakistani, pasi ka marrë kërcënime me vdekje.

Bashkëpunëtorë dhe të afërm të Afridit kanë konfirmuar ikjen e tij.

Afridi ka mbrojtur mjekun Shakil Afridi. Programi i vaksinimit i këtij të fundit në qytetin Abotabad ka ndihmuar gjetjen e Bin Ladenit, i cili është vrarë nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara, në maj të vitit 2011.

Mjeku Afridi përballet me akuzat për vrasje, që lidhen me vdekjen e një pacienti tetë vjet më parë.
XS
SM
MD
LG