Ndërlidhjet

Spanja thotë se nuk do të lejojë referendumin e Katalonias


Flamuri i Katalonias
Flamuri i Katalonias
Qeveria e Spanjës është zotuar se do të bllokojë planet e partive në Kataloni, për të mbajtur referendum për pavarësinë më 9 nëntor të vitit të ardhshëm.

“Votimi nuk do të mbahet”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Alberto Ruiz-Gallardon, pak kohë pasi presidenti i Katalonias, Artur Mas, ka bërë publike një marrëveshje.

Mas ka thënë se marrëveshja është arritur për datën dhe për dy pyetje.

Votuesit do të pyeten nëse duan që Katalonia të jetë shtet dhe nëse duan që ajo të jetë shtet i pavarur, raporton BBC.

Mas ka thënë se marrëveshja është arritur në parim dhe se duhet të miratohet formalisht nga palët.

Sipas Kushtetutës aktuale të Spanjës, referendumi mund të thirret vetëm nga qeveria kombëtare në Madrid dhe jo nga qeveritë e 17 komuniteteve autonome të Spanjës, një prej të cilave është edhe Katalonia.
XS
SM
MD
LG