Ndërlidhjet

Aktakuzë kundër 11 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër njëmbëdhjetë pjesëtarëve të Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës (më parë e njohur si “ROSU”).

Të pandehurit akuzohen për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik, në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 198 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal; për sulm, në kundërshtim me paragrafët 1, 2 dhe 3 të nenit 187 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal, dhe për kanosje, në kundërshtim me paragrafin 4 në lidhje me paragrafin 1 të nenit 185 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit – EULEX.

Po sipas tij, akuzat kanë të bëjnë me pohimet për dhunën e ushtruar nga njëmbëdhjetë pjesëtarët e PK-së kundër dhjetë të paraburgosurve serbë të Kosovës, tani palë të dëmtuara, më 8 janar 2013.

“Dhjetë palët e dëmtuara, serbë të Kosovës, qenë arrestuar nga policët e PK-së më 7 janar 2013, Krishtlindjet Ortodokse, janë mbajtur në paraburgim për një natë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe janë liruar më 8 janar 2013 pas seancës dëgjimore në Gjykatën për Kundërvajtje në Prishtinë. Dhuna e pohuar ka ndodhur më 8 janar, 2013, derisa ata po transportoheshin nga pjesëtarët e Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës prej Qendrës së Paraburgimit për në Gjykatën për Kundërvajtje, si dhe në Gjykatën për Kundërvajtje”, sqaron EULEX-i.(v.t.)
XS
SM
MD
LG