Ndërlidhjet

Autoritetet në Bangladesh kanë ekzekutuar një lider të lartë islamik për krime të kryera gjatë luftës së vitit 1971 për pavarësi nga Pakistani.

Abdul Kader Mullah, lider i lartë i partisë opozitare Jamaat-e-Islami, është varur të enjten në një burg në kryeqytetin Daka.

Mullah kishte mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se gjyqi ishte i motivuar politikisht.

Jamaat-e-Islami ka kundërshtuar pavarësinë e Bangladeshit nga Pakistani gjatë konfliktit të vitit 1971, i cili ka lënë rreth 3 milionë njerëz të vrarë.

Mullah është njëri nga disa udhëheqës islamikë që janë dënuar me vdekje për autukraci të kryera gjatë luftës.
XS
SM
MD
LG