Ndërlidhjet

SHBA ndëshkon kompanitë që shkelin sanksionet


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara kanë sanksioniuar disa kompani dhe individë, që u janë shmangur sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit dhe kanë siguruar mbështetje për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Departamenti i Thesarit dhe ai i Shtetit kanë thënë se do të ngrijnë asetet dhe do të ndalojnë transaksionet e entiteteve, që janë të përfshira në përhapjen e materialit që përdoret për krijimin e armëve të shkatërrimit në masë.

SHBA dhe gjashtë fuqi të tjera botërore kanë nënshkruar muajin e kaluar një marrëveshje të përkohshme me Iranin, e cila detyron këtë të fundit që të frenojë disa aktivitete bërthamore.

David Cohen, nënsekretar i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, ka thënë se "masat e shpallura të enjten duhet të jenë përkujtuese për bizneset, bankat dhe agjentët, se ne do të vazhdojmë me zbatimin e sanksioneve".
XS
SM
MD
LG