Ndërlidhjet

Kisha Ortodokse e Maqedonisë heq ndalesën e Facebook-ut


Ilustrim
Ilustrim
Kisha Ortodokse e Maqedonisë ka tërhequr ndalesën për Facebook-un, të vënë ndaj klerikëve të saj.

Peshkopi Klement, sekretar i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Maqedonase, ka thënë se kisha do t’i lejojë klerikët e saj të përdorin Facebook-un, por do të vendosë disa kufizime në përdorimin e tij.

Ai ka thënë se kisha do të sqarojë së shpejti detajet e përdorimit.

Ndalesa që është vënë në muajin tetor është kundërshtuar nga shumë punonjës të rinj në kishë, të cilët kanë qenë aktivë në internet.

Zyrtarët e kishës kanë thënë se ndalesa ka për qëllim të ndalojë “fenomene të reja të rrëfimit dhe biseda intime me të rinjtë”.

Rreth 67 për qind e popullsisë 2 milionë banorëshe të Maqedonisë janë të krishterë ortodoksë.
XS
SM
MD
LG