Ndërlidhjet

logo-print

Edhe një takim Thaçi-Daçiq


Foto arkivi

Foto arkivi

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, takohen sot në Bruksel për një rreth të ri bisedimesh, të ndërmjetësuara nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Temë e bisedimeve pritet të jetë gjyqësori.

Në takimin e javës së kaluar, palët kanë arritur përparim për çështjen e policisë, përkatësisht integrimit të strukturave jolegale në Policinë e Kosovës.

Mediat në Beograd raportojnë se në takimin e sotëm do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tyre, ky rreth i bisedimeve është shumë i rëndësishëm pasi nga ai varet në masë të madhe vendimi i Këshillit të Evropës për datën e nisjes së negociatave midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Ky është takimi i dytë që zhvillohet pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, në të cilat për herë të parë kanë marrë pjesë edhe komunat veriore, të banuara me shumicë serbe.
XS
SM
MD
LG