Ndërlidhjet

Ekzekutohet xhaxhai i liderit verikorean


Jang Song Thaek
Jang Song Thaek
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara janë shprehur të alarmuara pas lajmit se Koreja e Veriut ka ekzekutuar xhaxhain e liderit Kim Jong Un, për tradhti.

Jang Song Thaek, i cili konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm në shtetin komunist, është vrarë pas një gjyqi ushtarak.

Jang, këtë javë, është shkarkuar nga pozitat e tij zyrtare dhe është akuzuar për keqmenaxhim financiar, kumorë dhe abuzim me drogë.

Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut ka thënë se Seuli është i shqetësuar me zhvillimet në Veri dhe se është duke u konsultuar me aleatët e tij.

Në Uashington, Këshilli për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se ekzekutimi, nëse konfirmohet, është një tjetër shembull i brutalitetit ekstrem të regjimit verikorean.
XS
SM
MD
LG