Ndërlidhjet

Ukrainë: Opozita skeptike ndaj zotimeve të qeverisë


Kiev
Kiev
Një udhëheqës i opozitës ukraianase e ka cilësuar si “mashtrim” zotimin e qeverisë për të nënshkruar një marrëveshje asociimi me Bashkimin Ervopian.

Arseniy Yatsenyuk i ka bërë këto komente pasi zëvendëskryeministri i parë i Ukrainës është takuar të enjten me zyrtarë në Bruksel dhe ka thënë se qeveria do të nënshkruajë marrëveshjen “së shpejti”.

Arbuzov, megjithatë, nuk ka dhënë datë apo afat të caktuar.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka thënë se BE-ja do t’i ofrojë Ukrainës më shumë ndihma, nëse nënshkruan marrëveshjen e asociimit.

Refuzimi i Qeverisë ukrainase për të nënshkruar këtë marrëveshje muajin e kaluar, ka shkaktuar protesta masive pro-evropiane në Kiev.

Demonstruesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
XS
SM
MD
LG