Ndërlidhjet

I zhdukuri në Iran punonte për CIA-n


Robert Levinson

Robert Levinson

Organizatat kryesore të mediave në SHBA raportojnë se shtetasi amerikan, i cili është zhdukur në Iran gjashtë vjet më parë, ka qenë duke punuar për CIA-n, Agjencinë Qendrore të Inteligjencës.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë më herët se Robert Levinson ka qenë shtetas privat, që ka udhëtuar në Ishullin Kish të Iranit për biznes privat.

Raportet e reja nga "The Associated Press" dhe "The Washington Post" thonë se Levinson, agjent në pension i FBI-së, është dërguar në Iran me udhëzim të analistëve të CIA-s, të cilët nuk kanë pasur autoritet për të drejtuar operacione jashtë shtetit.

Vendndodhja e Levinsonit vazhdon të mbetet e panjohur.
XS
SM
MD
LG