Ndërlidhjet

OKB thotë se në Siri janë përdorur armë kimike


Siri
Siri
Inspektorët e Kombeve të Bashkuara kanë konstatuar se armët kimike mund të jenë përdorur pesë herë në konfliktin e Sirisë.

Raporti bën të ditur se agjenti nervor sarin është përdorur në sulmin e 21 gushtit, në Ghouta.

Zemërimi i botës në lidhje me këtë sulm ka çuar te një marrëveshje ruso-amerikane për shkatërrimin e stoqeve kimike të Sirisë deri në mes të vitit të ardhshëm.

Raporti po ashtu thotë se ka prova, të cilat tregojnë se armët kimike mund të jenë përdorur edhe në Khan al Asal, Jobar, Sarakueb, and Ashrafiah Sahnaja, midis marsit dhe gushtit.

Megjithatë, mandati i inspektorëve të OKB-së nuk parasheh që ata të përcaktojnë përgjegjësin për përdorimin e këtyre armëve.
XS
SM
MD
LG