Ndërlidhjet

Ndërpriten bisedimet për Iranin


Ilustrim
Ilustrim
Bisedimet në nivel ekspertësh midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore janë ndërprerë, derisa të bëhen disa konsultime në Teheran.

Bisedimet në Vjenë, të cilat të enjten kanë përmbyllur ditën e katërt të tyre, janë thirrur për të punuar saktësisht në zbatimin e marrëveshjes së muajit të kaluar midis Iranit dhe fuqive botërore, e cila kërkon nga Irani të ngrijë disa aktivitete bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas mediave iraniane, vendimi për të kërkuar konsultime në Teheran vjen një ditë pasi Uashingtoni ka njoftuar se ka futur në listë të zezë dhjetëra kompani dhe individë për shkelje të sanksioneve të OKB-së kundër Teheranit.

Gjashtë fuqitë botërore përfshijnë Britaninë, Kinën, Francën, Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë.
XS
SM
MD
LG