Ndërlidhjet

logo-print

Vriten dy policë që mbronin vaksinuesit e poliomelitit


Pakistan

Pakistan

Persona të armatosur kanë qëlluar për vedekje dy policë që mbronin ekipin e vaksinuesve të poliomelitit, në veriperëndim të Pakistanit.

Incidenti ka ndodhur sot në veri të Peshauarit.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Më herët, militantët islamikë janë fajësuar për vrasjen e vaksinuesve të poliomelitit dhe policëve që i mbrojnë ata.

Militantët thonë se fushata e vaksinimit shfrytëzohet nga Perëndimi për të spiunuar dhe për të bërë sterilë fëmijët myslimanë.

Pakistani është njëri nga vetëm tre vendet në botë ku poliomeliti vazhdon të mbetet endemik.
XS
SM
MD
LG