Ndërlidhjet

Sulmi i SHBA-së vret 15 persona në Jemen


Jemen
Jemen
Një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara në Jemen ka vrarë së paku 15 persona, shumica nga ta civilë.

Burimet zyrtare thonë se sulmi në qendër të provincës Al-Bajda ka goditur një kolonë dasme.

AFP citon një zyrtar lokal të sigurisë se disa nga të vrarët kanë qenë anëtarë të dyshuar të Al-Kaidës, ndërsa të tjerët civilë.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar sulmet me avionë të telekomanduar, si pjesë e fushatës kundër Al-Kaidës në Gadishullin Arabik.
XS
SM
MD
LG