Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi, optimist për marrëveshjen për drejtësinë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfaqur shpresën se në takimin e sotëm me homologun serb, Ivica Daçiq, do të finalizohet çështja e drejtësisë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Serbia nuk duhet të vonohet dhe të pengojë zbatimin (e Marrëveshjes së 19 prillit). Do të kemi një sistem unik policor, doganor dhe të drejtësisë, sipas standardeve dhe ligjeve kosovare”, ka thënë Thaçi në prag të takimit të sotëm.

Sa i përket asociacionit të komunave serbe, i cili parashihet me Marrëveshjen e 19 Prillit, Thaçi ka thënë se ai do të ketë rolin e një OJQ-je.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG