Ndërlidhjet

Borë e rrallë në Lindjen e Mesme


Ilustrim

Ilustrim

Stuhi e rrallë bore ka goditur pjesë të Lindjes së Mesme, duke bllokuar qindra automjete në rrugë të pakalueshme.

“Në 54 vjetët e mi, unë nuk mbaj mend një pamje si kjo”, ka thënë kryebashkiaku i Jerusalemit, Nir Barkat.

Autoritetet izraelite thonë se së paku 50 centimetra borë kanë rënë qysh të enjten.

Sipas parashikimeve, reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Shkollat janë të mbyllura për të dytën ditë me radhë dhe banorët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi.

Qytetet palestineze të Ramallahut dhe Betlehemit janë mbuluar po ashtu nga bora.
XS
SM
MD
LG