Ndërlidhjet

logo-print

Teherani: Sanksionet e reja janë “kundër frymës” së paktit


Iran - Pamja e përgjithshme e uzinës së dyshuar për pasurimin e uranimit në Arak, (Ilustrim)

Iran - Pamja e përgjithshme e uzinës së dyshuar për pasurimin e uranimit në Arak, (Ilustrim)

Zëvendësministri i punëve të jashtme të Iranit thotë se masa e reja të Shteteve të Bashkuara që kanë për cak individ apo kompani që mbështesin programin bërthamor të Teheranit, janë “kundër frymës” së marrëveshjes së arritur në Gjenevë muajin e fundit.

Abbas Araghchi, i cili është në ekipin negociator iranian, tha të premten se qeveria po vlerëson situatën e krijuar pasi ShBA-të të enjten, kanë shtuar më shumë emra në listën e zezë.

Kjo listë, ka për qëllim parandalimin e Iranit që të gjej mjetet për të ndërtuar armë bërthamore.

Bashkimi Evropian tha të premten se bisedimet në Vjenë për zbatimin e marrëveshjes që lidhën fuqitë botërore, pas katër ditësh janë ndërprerë për shkak të konsultave të mëtejme, por se ato pritet të rifillojnë “së shpejt”.

Michael Mann, zëdhënës i shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton, tha sot se “duke reflektuar kompleksitetin e detajeve teknike për të cilat është diskutuar, është bërë e qartë se më shumë punë kërkohet [për të zgjidhur kontestin]”, tha ai.
XS
SM
MD
LG