Ndërlidhjet

Ukrainë - Opozita dhe Yanukovych nisin bisedimet


Ilustrim
Ilustrim
Ka nisur takimi ndërmjet të forcave opozitare ukrainase dhe pushtetit në Kiev.

Liderët opozitar ukrainas janë pajtuar më herët gjatë ditës, që të ulen në një tavolinë me presidentin Viktor Yanukovych, dhe të tentojnë të gjejnë zgjidhje për ta nxjerr shtetin nga kriza politike e cila e ka kapluar tash e sa javë.

Njëri prej prijësve opozitar Arseniy Yatsenyuk, i tha para takimit, turmës së mbledhur në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, se ai “do t’i përsjell” kërkesat e protestuesve për Yanokovych.

Dy liderët e tjerë opozitar Vitali Klitschko dhe Oleh Tyahnybok, qëndronin pranë Yatsenuyk kur foli në tribunë.

Yanukovych tha të premten paradite se do të merr pjesë në “tryezën e rrumbullakët” të bisedimeve që do të organizoj ish-presidenti Leonid Kravchuk.

Presidenti i Ukrainës ka refuzuar të nënshkruaj muajin e kaluar një Marrëveshje për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian, sipas të gjitha gjasave për shkak të presionit rus, dhe kjo gjë shkaktoi trazira në opinionin publik, e që më pas i shtyri njerëzit të dalin në rrugë për të protestuar.

Të enjten, zëvendëskryeministri Serhiy Arbuzov tha në Bruksel se qeveria do ta nënshkruaj MSA-në “së shpejti”, por nuk ka dhënë asnjë datë të përafërt.
XS
SM
MD
LG