Ndërlidhjet

Policia arreston 30 pjesëtarë të mafias në Itali


Skema e familjeve mafioze siciliane, që janë trashëguese të "Cosa Nostra-s" (Ilustrim)
Skema e familjeve mafioze siciliane, që janë trashëguese të "Cosa Nostra-s" (Ilustrim)
Forcat italiane të rendit kanë arrestuar të premten 30 të dyshuar se kanë lidhje me personin më të kërkuar në arrati, që besohet se është kreu i sindikatës mafioze siciliane Matteo Messina Denaro.

Autoritetet kanë arrestuar motrën e Messina Denaros, Patrizia, si dhe nipin e tij Francesco Guttadauro, kusherinjët Giovanni Filardo, Lorenzo Cimarosa dhe Mario Messina Denaro, dhe të dyshuar të tjerë.

Ata akuzohen se janë pjesë e mafias dhe zhvatje, përveç tjerash.

Policia po ashtu ka konfiskuar asetet e Messina Denaro, në vlerë prej 5 milion euro.

Hetimet kanë zbuluar se klani i Messina Denarosm i bazuar në krahinën perëndimore siciliane, Trapani, ka monopolizuar punët në ndërtimtari dhe industrinë e shërbimeve publike, duke siguruar tenderë për të ndërtuar turbina me ajër, parqe industriale, rrugë publike dhe restorante, njoftoi policia të premten.

Të arrestuarit, po ashtu dyshohet se kanë zhvatur kompanitë rivale, duke u marr para kinse për mbrojtje.

51 vjeçari Matteo Messina Denaro, është në arrati që prej vitit 1993 dhe ka reputacion të qenit “playboy”.

Ai renditet si më i kërkuar në listën e ministrisë së brendshme të Italisë, bashkë me shtatë kriminel të tjerë të profilit të lartë, pasi dyshohet se ka vrarë mbi 70 njerëz, kryesisht kundërshtar të sindikatës së tij mafioze.

Messina Denaro besohet se ka trashëguar Cosa Nostra-n, degën sicialiane të mafias, pas arrestuar të “Kumbarës” së dikurshëm, Bernardo Provenzano, në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG