Ndërlidhjet

Moduli kinez hapësinor të shtunën zbret në Hënë


Ilustrim
Ilustrim
Një modul hapësinor i cili po transporton roverin e parë lunar kinez, pritet të arrijë të shtunën në Hënë, njoftuan sot autoritetet, duke e përshkruar këtë manovër si një prej sfidave kryesore të misionit hapësinor kinez.

Mjeti hapësinor do të prek sipërfaqen e Hënës, 12 ditë pasi misioni Chang’e-3 u nis me raketë nga qendra e lansimit të satelitëve në Xichang, në jug-perëndim të Kinës.

“Në mbrëmjen e 14 dhjetorit, Chang’e-3 do të kryej ulje në hapësirën hënore”, shkruan në lajmërimin e postuar në portalin zyrtar.

Kjo ulje pritet të shënoj hapin e fundit të programit ambicioz hapësinor, i cili shihet edhe si simbol i status i ngritjes globale të Kinës, dhe avansimeve të saja teknologjike.

Kësisoj, Kina pritet të bëhet shteti i tretë i cili kryen ulje në Hënë, dekada pas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.
XS
SM
MD
LG