Ndërlidhjet

Kosovë-Serbi: Odat Ekonomike nënshkruajnë dy marrëveshje


Ilustrim
Ilustrim
Odat Ekonimike të Kosovës dhe Serbisë kanë nënshkruar sot në Bruksel dy marrëveshje, me asociacionin e odave simotra evropiane, të cilat pritet t’i kontribuojnë forcimit të bashkësive biznesore nga të dyja shtetet, shkruajnë mediet beogradase.

Sipas tyre, marrëveshja për arbitrazhin, dhe marrëveshje për ndërtimin e institucioneve, janë nënshkruar nga kryetarët e dy odave respektive, Safet Gërxhaliu dhe Zhelko Sertiq, si dhe sekretari gjeneral i odave evropiane ekonomike Arnaldo Abruzini.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve, të pranishëm thuhet se ishin edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq, të cilët me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton marrin pjesë sot në një raund të ri negociatash në Bruksel, për çështjen e drejtësisë.

Nënshkrimi i marrëveshjes për arbitrazhin dhe ndërtimit të institucioneve, tregojnë qartë se bashkësitë biznesore, në plotëni mbështesin procesin e normalizimit të raporteve, siç e prejudikon marrëveshja e 19 prillit, ka thënë zëdhënësja e përfaqësueses së lartë evropiane, Maja Kocijaçiq.

Më 25 korrik, odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë, nënshkruan në Bruksel memorandum mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Me këtë memorandum, parashihet formimi i grupeve të përbashkëta teknike, për të identifikuar pengesat për tregti, dhe mënyrave të lehtësimit të mjedisit afarist.
XS
SM
MD
LG