Ndërlidhjet

Medvedev: Evropianët po ndërhyjnë në punët e Ukrainës


Rusi - Kryeministri rus Dmitry Medvedev (M) dhe kryeministri i Bjellorusisë Mikhail Myasnikovich gjatë takimit në Moskë, 13 dhjetor, 2013
Rusi - Kryeministri rus Dmitry Medvedev (M) dhe kryeministri i Bjellorusisë Mikhail Myasnikovich gjatë takimit në Moskë, 13 dhjetor, 2013
Kryeministri rus Dmitry Medvedev tha të premten se Ukraina duhet të tejkaloj “ndarjet tektonike” në këtë vend, të cilat rrezikojnë eksistencën e shtetit.

Duke folur gjatë një takimi me homologun bjelllorus Mikhail Myasnikovich, Medvedev tha se prania e politikanëve evropian gjatë protestave në Kiev, paraqet një “ndërhyrje” në punët e brendshme të Ukrainës.

Për të katërtën javë rresht, forcat opozitare dhe qytetarë të shumtë, po protestojnë në Kiev, pasi qeveria e tyre refuzoi një marrëveshje për përafrimin e Ukrainës me Bashkimin Evropian.

Në vend të nënshkrimit të këtij pakti, qeveria e Viktor Yanukovych, vendosi që partner të ketë Federatën Ruse.

Politikan të ndryshëm ka qëndruar në Kiev vetëm gjatë kësaj jave, ndërsa e fundit ishte Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG