Ndërlidhjet

Ministri i ri i punëve të jashtme të austrisë ka 27 vjet


Ilustrim
Ilustrim
Njëzeteshtatë vjeçari Sebastian Kurz, është emëruar sot si ministër i ri i punëve të jashtme të Austrisë, njoftoi qeveria në Vjenë.

Ai do të zëvendësoj në këtë post zëvendës-kancelarin Michael Spindelegger, i cili pritet të merr përsipër portfolion e financave.

Kurz deri më tani ka shërbyer si sekretar i shtetit për çështje të integrimeve.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar austriak, janë pjesë e riformatimit pas krijimit të koalicionit të madh ndërmjet të Social-Demokratëve SPOe dhe Kristian-Demokratëve OeVP.
XS
SM
MD
LG