Ndërlidhjet

Lirohen nga burgu të gjithë protestuesit ukrainas


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Ukrainë, ka liruar të gjithë personat e arrestuar gjatë një operacioni të dhunshëm të policisë për të shpërndarë protestuesit që gjendeshin në afërsi të presidencës.

Ky veprim, ishte një prej kushteve të kampit opozitar, që të ulen në tavolinën e bisedimeve me pushtetin.

Zëdhënësja e gjykatës së apelit, Olga Chaplya tha se nëntë personat e fundit të arrestuar me 1 dhjetor, janë liruar sot, por se rasti kundër tyre në gjykatë po vazhdon.

Përveç kushtit për lirimin e protestueve të burgosur, opozita po ashtu ka kërkuar që qeveria të tregoj shenja reale se dëshiron të ndërtoj të ardhmen e shtetit në rrugën evropiane, e jo të ketë raporte më të afërta me Rusinë.
XS
SM
MD
LG