Ndërlidhjet

Mbaron pa marrëveshje tryeza politike në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych ka refuzuar kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij, në kohën kur po vazhdojnë protestat në Kiev, kundër vendimit të tij për lidhje më të afërta me Federatën Ruse, e jo Bashkimin Evropian.

Yanukovych i tha të premten gjatë takimit liderëve opozitar, se vetëm parlamenti ka të drejtën e shkarkimit të tij.

Kryetari ukrainas i ka mbijetuar një votëbesimi që u hodh në legjislativ më 3 dhjetor.
Takimi i pushtetit me opozitë, është transmetuar drejtpërdrejt nga televizionet lokale.

Në këtë takim, kampioni botëror i katëgorisë së rëndë në boks, Vitali Klitschko paralajmëroi Yanukovych se përdorimi i dhunës ndaj protestuesve mund të ketë “pasoja të paparashikueshme për shtetin dhe për juve personalisht”.

Yanukovych ndërkaq ka premtuar amnisti për të gjithë të arrestuarit gjatë protestës, e cila nisi muajin e shkuar, pak minuta pasi refuzoi që të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në.
XS
SM
MD
LG