Ndërlidhjet

Ekzekutimi i “dyshit” koreano-verior brengos aleatët


Koreja e Veriut - Jang Song Thaek në gjykatë ushtarake, 12 dhjetor, 2013

Koreja e Veriut - Jang Song Thaek në gjykatë ushtarake, 12 dhjetor, 2013

Dy aleatet Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim pasi Koreja e Veriut lajmëroi se burri i tezës i liderit Kim Jong Un është ekzekutuar për tradhti.

Mediet shtetërore të Koresë së Veriut thonë se Jang Song Thaek, i cili njihej si personi i dytë më i fuqishëm në shtetin komunist, të armatosur me armë bërthamore, ishte ekzekutuar pas një gjykimi të shpejt ushtarak.

Televizioni shtetëror tha se Jang ka kryer “krime të neveritshme” dhe se ka tentuar që të rrëzoj shtetin me “sabotazhe të ndryshme dhe metoda të përbuzshme”.

Ministria e bashkimit në Korenë e Jugut përmes një komunikate ka njoftuar se qeveria e atjeshme “është shumë e brengosur” rreth zhvillimeve në Korenë e veriut, dhe se po konsultohet me aleatet e veta për hapat e mëtejmë.

Në Washington ndërkaq, Këshilli për Siguri në Shtëpinë e Bardhë, tha që nëse konfirmohet ekzekutimi i Jang, atëherë kjo paraqet “edhe një shembull tjetër të brutalitetit ekstrem të regjimit të Koresë së Veriut”.
XS
SM
MD
LG